“Libri i Xhunglës” në teatër/ Aventura e Moglit në skenën e teatrit të Kukullave në Tiranë

“Libri i Xhunglës” në teatër/ Aventura e Moglit në skenën e teatrit të Kukullave në Tiranë

Fëmijët, të shoqëruar me prindërit udhëtuan në botën e xhunglës, që transformoi skenën e Teatrit të Kukullave. Kukulla anatomike në përmasat e kafshëve të gjalla, të sjella me mjeshtëri nga aktorët argëtuan të vegjlit. Një përrallë që për 50 minuta fëmijët jo vetëm e shijuan, por u bashkuan me personazhin e Moglit në aventurën e tij të rrezikshme për të mbijetuar në xhungël. “Libri i Xhunglës” siç nuk e kishim më parë, erdhi në skenë nën konceptin e regjisores Ina Morinaj dhe talentit e aktotëve të teatrit, që u bënë një me kukullat. “Reagimet ishin të shumta, kishte shumë elementë të veçantë dhe e prisnim që publiku do të reagonte”, u shpreh Ilia Kaçi. “Mund të themi me plot gojën që kemi Moglin në të...