Dhuna e ‘emigrantëve’ që solli Rama, shtohen masat e sigurisë në Gjadër

Dhuna e ‘emigrantëve’ që solli Rama, shtohen masat e sigurisë në Gjadër

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit. Sipas burimeve, personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme janë futur në pjesën e izolimit që është përshtatur si burg. Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë. Në bazë të një dekreti të qeverisë Meloni, Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e...