Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Përcaktohen kufijtë hidrografikë dhe shtatë rajonet e baseneve lumore në Shqipëri
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kufijve hidrografikë dhe territorialë të baseneve lumore dhe të trupave të tjerë ujore sipërfaqësore, ujërave nëntokësore dhe ujërave bregdetare, si dhe për krijimin e Këshillave të Baseneve Lumore (KBL) për menaxhimin e tyre. Sipas vendimit, në territorin e Shqipërisë ngrihen shtatë rajone të baseneve lumore: Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Për çdo rajon, KBL-ja do të ketë qendër në qytetin kryesor të basenit dhe do të drejtohet nga prefekti i qarkut përkatës. Këshillat përbëhen nga drejtues të institucioneve lokale, përfaqësues të grupeve të interesit dhe autoritete të menaxhimit të burimeve ujore. Numri i anëtarëve varion nga 15 deri në 31 për çdo këshill, sipas madhësisë dhe kompleksitetit të basenit. Agjencia e Menaxhimit të...