“KAYO” merr dritën jeshile për armët, Këshilli i Ministrave miraton vendimin

“KAYO” merr dritën jeshile për armët, Këshilli i Ministrave miraton vendimin

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shoqëria “KAYO” e administruar nga Ardi Veliu është autorizuar që të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve të prodhuara apo të përshtatura në Shqipëri apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie. Në vendim thuhet se qëllimi është t’u sigurohet subjekteve të përcaktuara në këtë vendim furnizimi me produkte apo shërbime. “KAYO” duhet të dërgojë pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj, minimalisht çdo gjashtë muaj. Në vendim përcaktohen edhe rregullat që duhet të zbatohen kur kërkohet furnizim etj. Megjithatë,...