Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra. Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë. Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës...