Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Skandali ne Luvër: Passworde të thjeshta dhe sisteme të vjetra në zemër të muzeut më të famshëm
Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 15:37 Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit në Muzeun e Luvrit, hetimet kanë zbuluar dobësi alarmante në sistemet e sigurisë, duke përfshirë fjalëkalime të thjeshta dhe përdorimin e teknologjive të vjetruara. Fillimisht, Ministrja e Kulturës së Francës, Rachida Dati, deklaroi se sistemet nuk kishin treguar mosfunksionim menjëherë pas ngjarjes. Por 10 ditë më vonë, ajo ndryshoi tonin, duke pranuar para Senatit se: “Kishte vërtet boshllëqe në siguri. Do të hedhim dritë mbi dobësitë, lëshimet dhe përgjegjësitë.” Tre ditë më pas, Dati njoftoi masa urgjente për të mbuluar mangësitë, pas zbulimeve të hetimit që treguan probleme serioze në sigurinë dixhitale të muzeut. Sipas dokumenteve të publikuara nga CheckNews, që nga viti 2014, ekspertët e ANSSI (Shërbimi Kombëtar për Sigurinë e...