“Shqipëri o nëna ime”, ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve nis provat për premierën në muajin e festave

“Shqipëri o nëna ime”, ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve nis provat për premierën në muajin e festave

Këtë fillim nëntori, muajit të festave kombëtare, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ka nisur provat për premierën absolute “Shqipëri o nëna ime”. Programi artistik përfshin të gjitha trevat shqipfolëse. “Në e hapim shfaqjen me këngën: Jem Ilira… jem Teuta/ Jem të rritur nëpër luftna/ T’gjithë Shqiptarët kudo janë/ Nuk kanë tjetër veç nji nanë”, u shpreh solisti i TKOB, Aranit Hoxha. “Ky koncert do të vijë si asnjëherë tjetër, me një super repertor, ku është përfshirë e gjithë harta gjeografike ku ka shqiptarë dhe flitet shqip. Me vallet, koralet, kostumografinë preket AND-ja jonë”, tha Hoxha. “Repertori është i vendosur mbi disa korale të Kosovës, kemi vallen e Rexhës, do të kemi edhe këngë solistike, ndërkohë që nuk do të mungojë as vallja e famshme...