Fëmijët që ‘punojnë natën’/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Fëmijët që ‘punojnë natën’/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Në Tiranë, fëmijë të mitur shihen çdo natë duke shitur lule nëpër rrugë e lokale. Ligjet që ndalojnë punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve ekzistojnë, por zbatimi mbetet i dobët. Raportet ndërkombëtare paralajmërojnë për mungesë mbrojtjeje dhe për një fenomen që po normalizohet në jetën urbane. Në mes të natës, rrugët e ndriçuara të “ish-Bllokut” në Tiranë mbushen me muzikë, makina dhe njerëz që e shijojnë jetën e natës. Por, mes dritave e zhurmës, shfaqet një tjetër realitet: Fëmijë të mitur, me tufa lulesh në duar, që enden mes makinave për të shitur. Janë mosha kryesisht nga 7-13 vjeç, që në vend të gjumit, kalojnë orët e vona të natës duke kërkuar disa lekë. Në shumë raste nuk janë vetëm. Disa prej tyre shoqërohen nga të...