Ambasadori i BE-së i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ‘i ka treguar vendin’ sot Ramës në shtëpinë e tij.

Gjatë një konference të përbashkët në Kryeministri, Rama filloi me delirin se Shqipëria është më pranë BE-së dhe se vendi ka përparuar në këtë aspekt. Ai tha se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.

“Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë, Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE,- u shpreh Rama.

Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në lidhje me kriteret politike raporti vlerëson se funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar pjesërisht për shkak të  polarizimit politik, nevojës për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, mos zbatimi i disa vendimeve të GJK  nga parlamenti, mbikëqyrjes së kushtëzuar parlamentare ndaj ekzekutivit dhe mungesës së konsultimeve publike”, tha Gonzato.