Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hetimet ndaj Ballukut, gazetari: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’
Gazetari, Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj Zv/kryeministres njëherazi Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Qyno ka deklaruar se nga bisedat e zbardhura mes Evis Berberit dhe Ballukut, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë. Gazetari thotë se një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji. Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga...