Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Sarandë, vetëm pesë muaj pas emërimit

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Sarandë, vetëm pesë muaj pas emërimit

Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti. Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura. Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.