Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila një vit më parë nga miku i saj i cili e shtyu nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me mamanë, ishte një ngjarje që la pas një dhimbje të madhe. Pas një viti, Gjykata e të Miturve në Bolonja vendosi ta dënonte autorin me 17 vite burg. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel me gazetarin Jon Lumani, mamaja e Aurorës, Morena Corbellini, tregon se si e përjetoi ajo vendimin e gjykatës. Ajo e përshkroi Aurorën si një vajzë të mbyllur dhe të turpshme, të ëmbël e plotë dritë, e cila kishte dëshirë që të bëhej psikologe dhe të udhëtonte botën. Sa i përket vendimit të Gjykatës, ajo u shpreh se autori mori dënimin maksimal, por që nuk...