Kreu i SPAK kërkon trajnim njëvjeçar për prokurorin Arben Agovi

Kreu i SPAK kërkon trajnim njëvjeçar për prokurorin Arben Agovi

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar të martën dërgimin e tij për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ndryshe nga kërkimi për shkarkim nga detyra gjatë parashtrimeve një javë më parë. Prokurori Klodian Braho që përfaqëson Dumanin në këtë çështje, vërejti se pas shpjegimeve dhe provave të dorëzuara nga subjekti, për dy nga çështjet e trajtura në ankim bien shkaqet. Në vijim ai paraqiti konstatimet për pesë çështje të tjera të hetuara prej Agovit, duke vlerësuar se nuk janë kryer hetime të plota, fakte që sipas Brahos, janë konkluduar dhe nga gjykatat që kanë rrëzuar vendimarrjet e Agovit. Braho u shpreh se, megjithëse pamundësia financiare dhe problemet e...