Daci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e favorizon Veliajn juridikisht, por jo politikisht

Daci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e favorizon Veliajn juridikisht, por jo politikisht

Avokati Jordan Daci ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Sipas Dacit, ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë në administrimin e bashkisë, duke e konsoliduar pozitën ligjore të Veliajt, por pa i sjellë përfitime politike të ndjeshme. “E kam theksuar disa herë se ishte një vendim i parashikueshëm. Në aspektin kushtetues, gjithçka ishte e qartë dhe Gjykata mori një vendim që e favorizon Veliajn nga ana juridike, duke i mundësuar të mbetet në detyrë. Megjithatë, në planin politik, ky vendim nuk i sjell atij ndonjë avantazh të madh,” u shpreh Daci në News24.  Ai shtoi se ky vendim, pavarësisht debatit publik që ka shkaktuar, do të ketë ndikim të dukshëm në mënyrën se si administrohet Bashkia e...