GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës. Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg. Atij i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Bllako u shpall fajtor për “korrupsion” në 2 raste, të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Sipas gjykatës, ai ka përfituar në formë ryshfeti 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7.5 milion lëkë. Për shkak se dënimi është kryer me kohën e paraburgimit i shuhet masa e sigurimit “arrest ne burg” dhe urdhërohet lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.