BE kritikon Shqipërinë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vijon kudo aktiv

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Platforma ‘TikTok’ vijon të jetë aktiv në Shqipëri pavarësisht vendimit të qeverisë në mars të këtij viti për ta pezulluar atë. Ky fakt është prekur edhe në progresin raportin e Bashkimit për Shqipërinë për vitin 2025. Në raport thuhet se ndalimi i Tik Tok u arsyetua në pulik si masë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht aplikacioni është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria.
“Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të mediave sociale në të gjithë vendin për 12 muaj me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme. Ndërsa nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit, platforma është e arritshme në të gjithë vendin pas një marrëveshjeje për të siguruar filtra për gjuhën e urrejtjes në gjuhën shqipe. Kapaciteti i sigurisë kibernetike të mediave është përgjithësisht i dobët. Disa sulme kibernetike kundër mediave ndodhën gjatë periudhës së raportimit”, thotë progres-raporti i BE.
Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkoi zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por mbyllja nuk ka ndodhur ende. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë. Gjithsesi mbyllja ende nuk ka ndoshur dhe shumica e përdoruesëve të Tik Tok, vijojnë të kenë akses në platformë./ZËRI