‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, ku ka folur për sigurinë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon. Rama është shprehur se Rusia nuk përbën rrezik për vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, duke theksuar se një sulm ndaj tyre do të ishte “krejtësisht marrëzi”. Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e një plani të qartë paqeje nga ana e BE-së për konfliktin në Ukrainë dhe ka kërkuar më shumë angazhim diplomatik. Sipas Ramës, shqiptarët “nuk kanë frikë” dhe vendi nuk ka arsye të ndiejë presion nga Rusia, ndërsa thekson se në Ballkan duhet të ketë më shumë vëmendje dhe siguri për stabilitetin e rajonit. Artikulli i Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e...