No Image Available

Me makinë të blinduar e me targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 “të fortët” në Durrës

arma dhe paratë e sekuestruara DURRËS- Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës, pasi qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Elidon Daçi 28-vjeç dhe Ernest Beqiri 29-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim i krimit. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. Njoftimi: Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”. Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë...