Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës: Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit
Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit që u masakrua me thikë më 28 tetor në Kalanë e Beratit, ku kishte shkuar për vizitë me familjen ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë. Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, ajo ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes që i mori jetën burrit të saj, përballë fëmijëve të mitur. Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia, familja kishte ardhur për pushime nga Britania e Madhe dhe gjatë vizitës në kala, vajza e tyre e vogël kishte kërkuar të prekte një kalë të lidhur pranë qendrës. Në atë moment, pronari i kalit, 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, reagoi me tone të ashpra dhe filloi ta ofendonte. Sipas saj Keli tentoi të shmangte konfliktin,...