Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Texas, kamioni ngec në shina dhe përplaset me trenin
Një aksident ndodhi në mëngjesin e së dielës (2 nëntor) në qytetin Surge të Teksasit, kur një tren i kompanisë Union Pacific u përplas me një kamion të madh që transportonte automjete, pasi ky i fundit ishte bllokuar mbi shinat e trenit. Sipas policisë, kamioni me 18 rrota dyshohet se kaloi vijën hekurudhore dhe më pas pjesa e pasme e tij mbeti e ngecur. Kamioni dhe automjetet që transportonte pësuan dëme të rënda, ndërsa treni vazhdoi normalisht rrugëtimin e tij.