Me pistoletën në brez, arrestohet nga “Operacionalja” 33-vjeçari në Lushnje

Me pistoletën në brez, arrestohet nga “Operacionalja” 33-vjeçari në Lushnje

foto gjate arrestimit LUSHNJË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin Enrik Çela, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin...