Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Edhe një ditë afat/ Mandat i ri apo zgjedhje të parakohshme?
                            Edhe një ditë i  ka mbetur presidentes Osmani që ta caktojë rrugën që do të ndiqet tutje, një përpjekje tjetër për formimin e qeverisë apo zgjedhje. Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve. Ai tha vetëm se “kushtetuta dhe ligji janë të qarta”, shkruan gazeta online Reporteri.net. Siç u tha, Kurti i kërkoi edhe disa ditë kohë presidentes  për të vendosur nëse VV-ja do të dërgojë sërish një emër mandatari në përpjekje për formimin e qeverisë. Deri më tani, vendim nuk ka pasur nga kjo parti. Osmani tha se në takim...