Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Incineratori i Tiranës/ Jepet pretenca për Alqi Bllakon, ja sa vite burg kërkohet për ish sekretarin e Ministrisë së Mjedisit
                            Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare për ish Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllakon, në lidhje me dosjen e incineratorit të Tiranës. Gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj raporton se prokurori Dritan Prençi ka kërkuar deklarimin fajtor të Alqi Bllakos për ‘korrupsion pasiv’ në dy raste dhe dënimin 5 vite burg. Por me gjykim të shkurtur, Bllakos i ulet dënime në 3.4 vite burg, si dhe 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Prokurori vuri në  dijeni Gjykatën se ka një vendim nga gjykata e Durrësit që i ka dhënë Bllakos liri me kusht për vendimet që kanë marrë formë të prerë.