Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Firmosen 8 masa sigurie! Skemë mashtrimi me ilaçet, në kërkim administratori i kompanisë CFO Pharma
                            Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie, njëri prej tyre dhe për administratorin të kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh me qëllim përfitimin e fondeve publike. Hetimet, që po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 4472 të vitit 2025, zbuluan indicie se administratori i “CFO Pharma”, shtetasi F.M., ka përdorur kompanitë “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” për të krijuar inventarë dhe fatura fiktive, duke raportuar blerje të rreme medikamentesh si “Foster” dhe “Trimbow”. Sipas Prokurorisë, këto të dhëna të falsifikuara kanë lejuar këto subjekte të përfitojnë në mënyrë të paligjshme fonde rimbursimi nga FSDKSH, në bashkëpunim me zyrtarë të këtij institucioni. Skema dyshohet...