Prokuroria e Tiranës ‘fundos’ Nadir Çaushollin, lëshon 8 urdhërarreste, mes tyre administratorin e CFO Pharma

Prokuroria e Tiranës ‘fundos’ Nadir Çaushollin, lëshon 8 urdhërarreste, mes tyre administratorin e CFO Pharma

nadir causholli, pronari i CFO Pharma TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për zyrtarë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe administratorin e CFO Pharma, për akuzën ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’. Prokuroria ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë në pronësi të Nadir Çaushollit, shtetasin Frigul Milla. Ky i fundit sipas prokurorisë së Tiranës me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto...