evi kokalari-sali berisha
TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar kryedemokratin Sali Berisha lidhur me shumën e majme që forca e tij politike ka shpenzuar gjatë fushatën së 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari përmend konkretisht shifrën e kripur për konsulencën e strategut amerikan, Chris LaCivita. Sipas raportit të KQZ-së, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Ndërsa nuk lë pa përmendur edhe kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh me “Continental Strategy”. Për Kokalarin, kjo është një shifër që nuk shpenzohet as në garat presidenciale të miliarderëve në SHBA. Kokalari i drejtohet Berishës, duke i përmenduar atij pasuritë familjare, teksa me shpenzimet ekstreme të fushatës ka treguar sipas saj, që është i korruptuar.
Postimi:
Sali Berisha $1.6 million to Lacivita & Manafort + $6 million to Rubio’s former chief of staff =$7.6 million!!And ee are supposed to believe that you’re not corrupted?
Ky lloj leku është shumë dhe për kandidatët që i futen garave kongresionale në SHBA, psh Lacivita drejton një MAGA PAC që mblodhi $2 million për të luftuar një kongresman në Kentaki, Thomas Massie, i cili është Republikan por voton gjithnjë kundër Trump. Dhe këto fonde u ngritën sepse Trump mori në telefon donatorët që janë miqtë të tij dhe miliarderë, po ti…ti mjeku i thjeshtë i regjimit komunist, ti që ke 34 vjet që mban peng opozitën, ti që s’të dridhet qerpiku kur thua se nga një apartament i vogël kalove tek një me 50m2 më tepër, dhe kaq është pasuria jote (fakiri ti), dhe harron të thuash se në po të njëjtën shkallë pallati, familja ka dhe katër apartamente të tjera….ti vet paguan $7.6 Million dhe s’të dridhet dora.Të them të drejtën më shumë më dhimbsen ata që të rrinin për ditë tek ‘Rruga e Shpresës’ duke luftuar ‘padrejtësinë e arrestimit tënd shtëpiak nga SPAKu, sepse vetëm i korruptuar, ti nuk je.
Dhe ke pafytyrësinë t’i thuash SPAK organizatë kriminale?!!!
Ti vazhdon tallesh masivisht me këtë popull dhe s’kupton që dhe ti, dhe Meta, dhe Rama në burg do ti mbyllni ditët tuaja.MAKE NO MISTAKE ABOUT IT!
