OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje prej 38 miliardë dollarësh me Amazon për akses në infrastrukturën e saj të cloud computing. BBC raporton se kjo është një tjetër marrëveshje e OpenAI për të siguruar fuqi kompjuterike. Vetëm deri në vitin 2025, kompania që krijoi ChatGPT ka nënshkruar kontrata me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë me Oracle, Broadcom, AMD dhe gjigantin e çipave Nvidia. “Partneriteti ynë me Amazon Web Services forcon ekosistemin e gjerë informatik që do të fuqizojë epokën e ardhshme dhe do t’i sjellë inteligjencës artificiale të përparuar të gjithëve”, tha bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman. Marrëveshja vjen pas një ristrukturimi të madh të OpenAI javën e kaluar, i cili ndryshoi strukturën e saj si një organizatë jofitimprurëse dhe partneritetin...