Von der Leyen: BE-ja qëndron pranë Ukrainës, ajo nuk do ta përballojë dimrin e vetme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë Ukrainës dhe do të ofrojë ndihmën e nevojshme për ta ndihmuar vendin të përballet me dimrin e ardhshëm.

“Ukraina nuk do të jetë vetëm këtë dimër. BE-ja qëndron me ju dhe po ofron ndihmë emergjente energjetike për të mbështetur Ukrainën në muajt e ardhshëm,” shkroi Von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian po shqyrton gjithashtu mënyrat për të siguruar mbështetje të qëndrueshme financiare për Kievin.

“Nesër do të miratojmë Paketën tonë të Zgjerimit, e cila do të nxjerrë në pah angazhimin e jashtëzakonshëm të Ukrainës në rrugën e saj evropiane gjatë vitit të kaluar,” theksoi presidentja e KE-së.

Von der Leyen nënvizoi se mesazhi i Komisionit është i qartë: Ukraina është gati të ecë përpara në rrugën evropiane.

Ndërkohë, sulmet e intensifikuara ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në disa rajone.
Sipas shërbimit publik ukrainas Suspilna, ditëve të fundit janë vendosur kufizime në furnizimin me energji, dhe të dielën i gjithë rajoni i Donetskut mbeti pa energji për shkak të sulmeve ruse.