Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            EMRI/ Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para efektivëve, rrezikon të procedohet penalisht
                            I plagosuri në Durrës Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur. Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ky qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia. Sipas burimeve, në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi. Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e  spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje.     Top Channel