Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Video/ Kushtetuesja e riktheu në detyrë, mbështetësit e Veliajt ‘ndezin’ qiellin me fishekzjarrë pranë burgut të Durrësit
                            Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë ankimit të Erion Veliajt dhe e ktheu atë në detyrë si kryetar bashkie në Tiranë, duket se mbështetësit e tij kanë menduar ta presin me festë. Në afërsi të burgut të Durrësit, ku Veliaj ndodhet, kanë shpërthyer fishekzjarrët. Pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi vijnë nga zona e ish-kënetës, ose siç quhet tani ‘Durrësi i ri’. Top Channel