Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar nga policia dhe po shoqërohet për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
