Zjarr i madh nga djegia e gomave në Fushë Milot bllokon qarkullimin e makinave

Zjarr i madh nga djegia e gomave në Fushë Milot bllokon qarkullimin e makinave

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth. Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. gijotina.com/