Zbulohen shifrat-Sa kushtoi fushatat e PS dhe PD, mbi 1.3 mln euro shkuan për Chris LaCivitën

Edi Rama, Chris Lacivita dhe Sali Berisha

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Raporti i KQZ tregon edhe të ardhurat e deklaruara nga partitë, me PS që ka përfituar mbi 180 milionë lekë, ndërsa PD rreth 227 milionë lekë.
Sipas raportit të KQZ, PS ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, në zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve.

FATURA

Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë. Ndërkohë është zbuluar edhe shifra e pagesës për Chris LaCivitën, si konsulent per fushaten elektorale te zgjedhjeve te 11 majit. Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë.

FATURA

-Fatura e parë është lëshuar më 31 janar 2025, me pagesë më 11 shkurt 2025, në vlerën 48 milionë e 200 mijë lekë.
-Fatura e dytë mban datën 14 mars 2025, me pagesë më 16 mars 2025, në shumën 45 milionë e 950 mijë lekë. 
Fatura e tretë është paguar në datën 16.03.2025, më shifrën 459.500.00.
Ndërsa fatura e fundit për kompaninë me emrin ‘Advancing Strategies’, e LaCivita, mban datën 26.05.2025, me shifrën 435.000.00.
Chris LaCivita mbërriti në Tiranë në datën 10 shkurt dhe doli disa herë në fushatë zgjedhore në krah të kryetarit të PD Sali Berisha, përfshirë edhe në mitingjet që hapën dhe mbyllën fushatën elektorale te 11 majit.
Ndëkrohë, më herët u mësua edhe shuma që Partia e Lirisë ka shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Në raportin financiar të PL-së për zgjedhjet e 11 majit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike./ZËRI

522000png

640 0 1762199571xpd 1 904

640 0 1762199572xps 973