Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Zgjedhjet e 11 majit, sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita?
                            Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Kjo sipas shifrave zyrtare të deklaruara në KQZ nga Partia Demokratike ditën e sotme. Sipas raportit zyrtar të KQZ, PD ka kryer katër pagesa për kompaninë e LaCivita, ku e para mban datën 11.02.2025, me një faturë që kap shifrën 482.000.00 lekë. Fatura e dytë paguar kompanisë së LaCivita, mban datën 24.03.2025, më shifrën 146.168.6 lekë. Fatura e tretë është paguar në datën 16.03.2025, më shifrën 459.500.00 lekë. Ndërsa fatura e fundit për kompaninë me emrin ‘Advancing Strategies’, e LaCivita, mban datën 26.05.2025, me shifrën 435.000.00 lekë.   Top Channel