Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më… Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet për gjetjen e tij
                            Një 65-vjeçar nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë, është raportuar i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët. Sipas informacionit të bërë publik nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, shtetasi Pal Susaj, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte dalë me bagëtitë në mal dhe nuk është kthyer më në banesë. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, vetë Susaj ka kontaktuar Policinë, duke deklaruar se nuk e dinte se ku ndodhej. Pas këtij komunikimi, familjarët nuk kanë mundur të lidhen më me të. Aktualisht, banorë të zonës dhe familjarë janë angazhuar në kërkime, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur procedurat hetimore dhe veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e 65-vjeçarit. Autoritetet lokale bëjnë me dije se vijojnë...