Veliaj fitoi, Shehaj: Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të korrupsionit

Veliaj fitoi, Shehaj: Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të korrupsionit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzon Gjykatën Kushtetuese se veproi në mbrojtje të korrupsionit pas vendimit që lejon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të vazhdojë detyrën edhe pse ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion. ”Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese na thotë që një kryetar bashkie, i cili është i arrestuar dhe në burg për korrupsion, duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës”, u shpreh Shehaj. Sipas Shehajt, kryeministri Edi Rama kërkon të krijojë një precedent ku akuzat apo arrestimet për korrupsion nuk përbëjnë arsye për largim nga posti. ”Mesa duket, kjo i intereson Edi Ramës dhe, nëse Edi Rama do që mos të bëhen zgjedhjet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Edi...