Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Veliaj rikthehet në krye të Bashkisë Tiranë-Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese: Këshilli Bashkiak shkeli ligjin
                            Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës! Kushtetuesja ka vendosur në favor të Veliajt me 5 vota pro dhe 3 kundër. Po, ashtu Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. Konkretisht Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyeton se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara...