Kushtetuesja i dha të drejtë për t’u rikthyer në detyrë, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Kushtetuesja i dha të drejtë për t’u rikthyer në detyrë, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe ka anuluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve kanë qenë 5-3 për të rrezuar vendimin e Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar se pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji. Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi. Top Channel