Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Hegseth viziton zonën e demilitarizuar me Koresë se Jugut dhe asaj të Veriut, ministria koreanojugore e Mbrojtjes: Riafirmojmë bashkëpunimin me SHBA
                            Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, vizitoi zonën e demilitarizuar në kufirin midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut më 3 nëntor, vizita e parë e një sekretari të mbrojtjes të SHBA-së në rajon në tetë vite. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Ahn Kyu-bak, shoqëroi homologun e tij amerikan në Panmunjom, vendi i vetëm ku ushtarët e Koresë së Jugut dhe të Koresë së Veriut përballen me njëri-tjetrin. Të dy ministrat “riafirmuan forcën e pozicionit të tyre të përbashkët mbrojtës dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në një deklaratë. Ahn dhe Hegseth janë planifikuar të diskutojnë gatishmërinë mbrojtëse kundër Koresë së Veriut dhe bashkëpunimin Uashington-Seul mbi sigurinë...