‘Vendeta’ në Kretë që ktheu fshatin si arenë lufte, kryhet sot ceremonia mortore e 39-vjeçarit, policia blindon të gjithë zonën

‘Vendeta’ në Kretë që ktheu fshatin si arenë lufte, kryhet sot ceremonia mortore e 39-vjeçarit, policia blindon të gjithë zonën

Fshati Vorizia në Irakleio të Kretës u kaplua nga dhimbja dhe tragjedia këtë të hënë. Për herë të parë, mediat greke kanë transmetuar gjatë mesditës të së hënës drejtpërdrejt një ceremoni varrimi në këtë fshat, që u krye nën masa të jashtëzakonshme sigurie policore, për shkak të frikës nga një përshkallëzim i ri i dhunës. Bëhet fjalë për varrimin e një 39-vjeçari që humbi jetën në masakrën e ndodhur të shtunën e kaluar mes pjesëtarëve të dy familjeve kryesore që jetojnë njëra në pjesën e sipërme të fshatit dhe tjetra në të poshtmen. Disa orë para masakrës një shtëpi në lagjen e sipërme e blerë nga një familje në lagjen e poshtme, u hodh në erë, pasi u konsiderua “e gabuar në vendin e gabuar”,...