Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër
                            Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel Muhamend Veliu. Kështu Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, pasi që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kujtojmë se Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur dha dorëheqjen. Dredha pritet të emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë. Top Channel