Analiza/ A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Analiza/ A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket se është shtyrë, shtetet evropiane sërish po tentojnë ta bëjnë veten të rëndësishme në çdo zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë. Një nga përpjekjet e fundit është një plan 12-pikësh, që është iniciuar nga Finlanda. Ky plan ka qarkulluar në kryeqytetet evropiane javët e fundit. Dokumenti nuk është një marrëveshje e gatshme paqeje, gjë që bëhet e qartë përmes titullit provizor: “Elementet për paqe në Ukrainë”. Ky plan po ashtu nuk është diskutuar në nivelet më të larta të BE-së dhe nuk është mbështetur zyrtarisht nga asnjë shtet. Përkundrazi, është diçka që është punuar në Koalicionin e Vullnetit, një grup prej më shumë se...