Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai
Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump fali Zhangpeg Zhao, një multimilioner kriptomonedhash, një burrë për të cilin presidenti amerikan thotë se… nuk e di se kush është. Trump u pyet për faljen gjatë një interviste që dha në emisionin “60 Minutes” të CBS News, i cili u transmetua të dielën. Prezantuesja e emisionit, Nora O’Donnell, e pyeti presidentin pse e fali një burrë që prokurorët qeveritarë kishin thënë se kishte shkaktuar “dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. “Në rregull, a jeni gati? Nuk e di kush është ai”, u përgjigj Trump. Ai shtoi se nuk kujtonte ta kishte takuar Zhao-n dhe se “nuk kishte idenë se kush ishte ai”. Atij thjesht i ishte thënë se biznesmeni ishte viktimë e një...