Pas publikimit të lajmit ekskluziv nga Top Channel se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar Sali Berisha.
“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha Berisha.
Top Channel raportoi se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Burimet për TCH bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.
Top Channel
