Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë
Një trafikant droge shqiptar, i cili supozohet të ekstradohet drejt Italisë po kundërshton këtë vendim pasi pretendon se mungesa e ujit të nxehtë në burgjet italiane shkel të drejtat e tij, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas “The Telegraph”, shqiptari quhet Maringlen Qefalia, 41 vjeç, i dënuar me pesë vjet burg në Itali për trafikim të 1.5 kg kokainë ndërkohë që kërkohet nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Megjithatë, Qefalia, i cili besohet të jetë arratisur drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe të ketë hyrë ilegalisht në vitin 2022 po përpiqet të bllokojë ekstradimin me argumentin se kushtet e burgjeve italiane do të cenonin të drejtat e tij sipas nenit 3 të KEDNJ-së. Ky nen ndalon torturën...