Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Top Channel