Mbi 150 mijë persona evakuohen në Filipine, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi i afrohet brigjeve

Mbi 150 mijë persona evakuohen në Filipine, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi i afrohet brigjeve

Më shumë se 150 mijë persona janë evakuuar nga provincat bregdetare të Filipineve të hënën, ndërsa tajfuni i fuqishëm Kalmaegi po i afrohet rajonit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Sipas agjencisë meteorologjike të vendit, tajfuni po avancon drejt arkipelagut Visayas me erëra të qëndrueshme deri në 140 km/orë dhe shpërthime që arrijnë 170 km/orë. Filipinet po përballen sërish me mot ekstrem, pas stuhive të fundit të mëdha dhe tërmeteve vdekjeprurëse. Zëvendësdrejtori i Zyrës së Mbrojtjes Civile, Rafaelito Alejandro, tha në një konferencë për shtyp se deri në orën 20:00, sipas orës lokale, “rreth 156 mijë persona” ishin evakuuar si masë paraprake, ndërsa tajfuni pritet të godasë pas mesnatës. Më herët, zyrtari i menaxhimit të fatkeqësive Roel Montesa deklaroi se evakuimet po zhvillohen në Palo...