Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024
Nisur nga operacione të ndryshme që Polica e Shtetit ka ndërmarrë kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike rezulton se kokaina është droga më e përdorur në vend. Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për sasitë e sekuestruara. Referuar statistikave nga Janari deri në shtator është sekuestruar rreth 17 kg kokainë, numër ky sh më i ulët se një vit më parë ku gjatë 2024 u sekuestruan mbi 60 kg kokainë. Kokaina është një drogë e importuar në vendin tonë, çka do të thotë se ajo duhet të kalojë patjetër në kufi për të hyrë në Shqipëri, por në ndryshim nga vitet e mëparshme këtë vit kapjet në kufij janë inekzistente. Sasitë e sekuestruara janë kryesisht në Tiranë mes rrjeteve të shpërndarësve të cilët furnizoni...