Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”. Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në mjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Nga ana tjetër në pranga ra edhe Ersel Kumrija. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjithashtu në pranga kanë...