Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”. Bëhet fjalë për shtetasin Armando Mirashi, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Për pasojë policia ka vënë në pranga Ersel Kumrijën. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,   “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e...